Grin logo
en de es fr
Shop
GRIN Website
Publish your texts - enjoy our full service for authors
Go to shop › Speech Science / Linguistics

Valenca e mbiemrit

Summary Excerpt Details

Aspekti sintaksor i mbiemrit në shqipe është përgjithësisht i studiuar në shkallë të pamjaftueshme. Duke marrë përsipër të hedhim një hap në këtë drejtim, do të nisim me konceptin e valencës, pasi nëpërmjet tij mund të zbulojmë se çfarë mund të drejtojë mbiemri kur shërben si kokë e sintagmave mbiemërore. Siç dihet, teoria e valencës, që lidhet me emrin e studiuesit frëng L. Tenier (L. Tesnière), është zbatuar fillimisht vetëm për foljet. Por më pas teoria e valencës filloi të zbatohej edhe në dy klasa të tjera leksikore (tek emri dhe te mbiemri). Shtrirja e zbatimit të kësaj teorie edhe tek emri e mbiemri bëri të mundur shpjegimin e shumë dukurive të cilat as gramatika tradicionale, as ajo strukturore nuk kishin mundur t’i shpjegonin. Prandaj teoria e valencës është përqafuar jo vetëm nga gramatika dhe semantika gjenerative, po dhe nga teoritë e tjera gjuhësore të ditëve tona.

Gjuhësia shqiptare, për arsye jashtëgjuhësore, nuk ka operuar me konceptin e valencës dhe me një varg konceptesh të tjera teorike që në gjuhësinë botërore kanë hyrë që nga vitet ’50 të shekullit të kaluar, gjë që ka bërë që mjaft çështjeve të gramatikës së shqipes të mos u jepet përgjigje e kënaqshme. Vetëm dy dhjetëvjeçarët e fundit ka gjuhëtarë shqiptarë që po e zbatojnë në studimet e tyre konceptin e valencës. Nga autorët e huaj që janë marrë me shqipen në kohën që gjuhësia shqiptare ishte e mbyllur ndaj arritjeve të gjuhësisë botërore, janë O. Buholci dhe V. Fidleri, të cilët në gramatikën e tyre “Albanische Grammatik” kanë trajtuar sipas teorisë së valencës jo vetëm foljen, por edhe mbiemrin (Buchholz & Fiedler, 1987: 338-342). Përse nuk u ndoq kjo rrugë e nisur nga këta dy studiues gjermanë, për ne mbetet sa e habitshme, aq dhe e paqartë.

Në këtë kumtesë do të trajtojmë valencën dhe rolet theta të mbiemri, që mbetet një çështje e patrajtuar deri më tani në gjuhësinë shqiptare.

Excerpt


2
Aspekti sintaksor i mbiemrit në shqipe është përgjithësisht i studiuar në shkallë të
pamjaftueshme. Duke marrë përsipër të hedhim një hap në këtë drejtim, do të nisim me
konceptin e valencës, pasi nëpërmjet tij mund të zbulojmë se çfarë mund të drejtojë
mbiemri kur shërben si kokë e sintagmave mbiemërore. Siç dihet, teoria e valencës, që
lidhet me emrin e studiuesit frëng L. Tenier (L. Tesnière), është zbatuar fillimisht vetëm
për foljet. Por më pas teoria e valencës filloi të zbatohej edhe në dy klasa të tjera
leksikore (tek emri dhe te mbiemri)
1
. Shtrirja e zbatimit të kësaj teorie edhe tek emri e
mbiemri bëri të mundur shpjegimin e shumë dukurive të cilat as gramatika tradicionale,
as ajo strukturore nuk kishin mundur t'i shpjegonin. Prandaj teoria e valencës është
përqafuar jo vetëm nga gramatika dhe semantika gjenerative, po dhe nga teoritë e tjera
gjuhësore të ditëve tona.
Gjuhësia shqiptare, për arsye jashtëgjuhësore, nuk ka operuar me konceptin e
valencës dhe me një varg konceptesh të tjera teorike që në gjuhësinë botërore kanë hyrë
që nga vitet '50 të shekullit të kaluar, gjë që ka bërë që mjaft çështjeve të gramatikës së
shqipes të mos u jepet përgjigje e kënaqshme. Vetëm dy dhjetëvjeçarët e fundit ka
gjuhëtarë shqiptarë që po e zbatojnë në studimet e tyre konceptin e valencës, por
zbatimi i tij mbetet në kuadër të hulumtimeve shkencore vetjake dhe më shumë me vlerë
demonstruese. Nga autorët e huaj që janë marrë me shqipen në kohën që gjuhësia
shqiptare ishte e mbyllur ndaj arritjeve të gjuhësisë botërore, janë O. Buholci dhe V.
Fidleri, të cilët në gramatikën e tyre "Albanische Grammatik" kanë trajtuar sipas teorisë
së valencës jo vetëm foljen, por edhe mbiemrin (Buchholz & Fiedler, 1987: 338-342).
Përse nuk u ndoq kjo rrugë e nisur nga këta dy studiues gjermanë, për ne mbetet sa e
habitshme, aq dhe e paqartë.
Është pranuar në gjuhësinë bashkëkohore se valencë kanë vetëm tri klasa leksikore,
folja, emri dhe mbiemri, që në këtë pikë ndryshojnë nga klasat e tjera. Kjo tregon se
këto tri klasa leksikore, përveç dallimeve, kanë edhe ngjashmëri mes tyre. Mirëpo
valenca e foljes ndryshon nga valenca e mbiemrit dhe e emrit sa i përket statusit të
argumenteve dhe realizimit të tyre. Derisa argumentet janë te folja të domosdoshme për
të gjeneruar një fjali gramatikore, te mbiemri dhe emri argumentet dalin me status
fakultativ, dmth. nuk janë të domosdoshme. Por ka mbiemra e emra që domosdo
kërkojnë shkarkimin e roleve tematike tek argumentet e tyre në pozicione dhe funksione
të caktuara në strukturën e fjalisë.
1
Disa nga gjuhëtarët që kanë vënë në dukë se valencë, përveç foljes, kanë edhe emri dhe mbiemri, janë
Noam Çomski, Rei Xhakendofi, Xhorxho Grafi, Gulielmo Çinkue (Cinque) etj.

3
Në këtë punim do të vëmë në dukë se emri, mbiemri dhe folja kanë një korrelacion
si në aspektin sintaksor , ashtu edhe në aspektin semantik (në këtë kuadër dhe
fjalëformues, pra morfologjik). Dhënia dhe marrja nga njëra klasë në tjetrën dhe
anasjelltas, i bën këto tri klasa me status të veçantë nga klasat e tjera jo vetëm në shqipe,
por edhe në gjuhë të tjera. Pasurimi leksikor dhe semantik i ndërsjellë i këtyre tri
klasave përbën edhe ekonominë gjuhësore, sepse nga një temë fjalëformuese e një klase
formohet një temë jo e parme në një klasë tjetër leksikore. Pastaj ky pasurim leksikor
dhe semantik i ndërsjellë i këtyre klasave leksikore sjell edhe lehtësi në kujtesën e
folësve të një gjuhe, p.sh.:
1) Zana i ngjan së ëmës.
2) Ngjashmëria e Zanës me të ëmën.
3) E ngjashme [e bija] me të ëmën.
Sikundër shihet në shembujt e mësipërm, leksemat
NGJASHMËRI
dhe
I NGJASHËM
vijnë nga folja ngjaj, përkatësisht nga tema fjalëformuese ngja-. Folja ngjaj është
dyvalente dhe kërkon dy sintagma emërore (ose një sintagmë emërore dhe një
parafjalore) për të shkarkuar rolet tematike. Sikurse duket sheshazi, ka ngjashmëri midis
foljes, emrit dhe mbiemrit sa u përket veçorive tematike të tyre. Mirëpo, siç u theksua
me lart, argumentet e foljes dallojnë nga argumentet e mbiemrit (dhe emrit).
Në gramatikën gjermane (DUDEN - Die Grammatik, 2009)
2
mbiemrat e
gjermanishtes, ndahen sipas teorisë së valencës në këto klasa: a) mbiemra zerovalentë
3
,
b) mbiemra njëvalentë, c) mbiemra dyvalentë, ç) mbiemra trevalentë. Ja disa shembuj
nga kjo gramatikë:
a) Susanne ist klug. (njëvalent);
­ Suzana është e mençur.
b) Die Anwohner (Subjekt) waren den Straßenlärm (Akkusativobjekt) gewohnt.
(dyvalent);
­ Banorët (kryefjala) ishin të mësuar me zhurmën e rrugës (kundrinor i zhdrej-
2
Shih: Albanische Grammatik, Verlag Enzyklopädie, Leipzig, 1987,
f. 361.
3
Mbiemrat zerovalentë janë shumë të paktë në gjermanishte. Shih: Duden-Grammatik, f. 361.

4
të [SP])
4
.
c) Diese beiden Schriftstellerinnen (Subjekt) sind einander (Dativobjekt) in ihrer
Fabuelirlust (Präpositionlphrase als Objekt) änhlich
5
. (trevalent);
­ Të dy shkrimtaret (kryefjalë) janë të ngjashme me njëra-tjetrën (kundrinor i zhdrejtë
[SP]) në fantazinë e tyre (SP si kundrinë).
Nga këta shembuj shihet se mes gjermanishtes dhe shqipes ka ngjashmëri, por edhe
dallime. Në të dy gjuhët mbiemrat dalin me role tematike të ngjashme, vetëm se
ndryshojnë në disa raste argumentet mbi të cilat shkarkohet roli tematik i mbiemrit.
Prandaj mendojmë se një ndarje e tillë mund të zbatohet edhe për mbiemrat e gjuhës
shqipe.
Më sipër u tha se O. Buholci dhe V. Fidleri janë dy studiuesit e parë të cilët në
gramatikën e tyre i kanë trajtuar mbiemrat e gjuhës shqipe sipas teorisë së valencës
(Rektion). Lidhur me këtë çështje, ndër të tjera, këta studiues të shqipes vënë në dukje
se edhe mbiemrat (ashtu si foljet) kanë reksion (valencë), pra drejtojnë një sintagmë
emërore (Nominalgruppe) a një sintagmë parafjalore (Präpositionalgruppe) dhe këto
sintagma janë të varura nga reksioni i mbiemrit
6
. Ata trajtojnë më pas në një paragraf të
veçantë sintagmën parafjalore (Präpositionalgruppe), ku ndër të tjetra, vënë në pah se
sintagmat parafjalore në kontekste të caktuara sintaksore varen nga reksioni (valenca) e
mbiemrave
7
, p.sh.:
a) i dobët nga shëndeti "gesundheitlich schwach"
b) i rreptë ndaj dobësive "unnnachgiebig gegen (über) Schwächen;
c) i kursyer në fjalë "wortkarg";
ç) fatal për autorin "fatal für den autor";
d) i ndershëm me shokët "erhrlich gegenüber (den) Freunden";
dh) i përbërë prej shumë pjesësh "aus vielen Teilen bestehend"
8
.
Këtë çështje e vë në dukë edhe R. Memushaj te Gjuhësia gjenerative (2008: 167), i
cili, duke iu referuar L. Haegeman-it
9
, thotë: "Strukturë tematike kanë edhe emrat,
4
Në gjermanishte "den Straßenlärm" është kundrinë e drejtë, kurse në shqipe del kundrinë e zhdrejtë
[SP].
5
DUDEN, Die Grammatik, Dudenverlag, Manheim, Wien, Zürich, 2009, f. 361.
6
Shih: O. Buchholz­W. Fiedler, Albanische Grammatik, f. 338.
7
Po aty, f. 340­341.
8
Po aty, f. 342­343.

5
mbiemrat, madje edhe parafjalët"
10
. Tani duket sikur teoria e valencës dhe teoria e
roleve tematike janë e njëjta gjë. Në të vërtetë, këto dy koncepte dallojnë nga njëri-tjetri,
sepse parafjala cakton role tematike, po nuk ka valencë.
Nëse heqim një paralele në mes valencës së foljes dhe valencës së mbiemrit, do të
vërtetohet se në këtë pikë mes tyre ka ngjashmëri, p.sh.:
a) Fëmija u ngjan prindërve të vet.
b) Fëmijë i ngjashëm me prindërit e vet.
Në këta dy shembuj shihet se folja dhe mbiemri kanë valencë, prandaj kanë nevojë
për shkarkimin e roleve tematike (theta), si veprues (agjent), pësues (ecperiencier), temë
(pacient), përfitues (beneficiary)
11
. Kur është fjala për rolet tematike, duhet të kemi
parasysh argumentet, që te folja dhe mbiemri, siç u tha më lart, janë me status të
ndryshëm.
Për sa i përket valencës së mbiemrit, duhet vënë në dukje se te kjo klasë leksikore
duhen veçuar mbiemrat e prejardhur nga foljet, mbiemrat e prejardhur nga emrat
prejfoljorë; mbiemrat e prejardhur nga emra dhe mbiemrat e parmë. Sipas mendimit
tonë, valenca dhe rolet tematike të mbiemrave të prejardhur nga folje a emra prejfoljorë
dallojnë nga ato të mbiemrave me prejardhje nga një temë emërore dhe mbiemrave të
parmë. Ky ndryshim vjen nga tema fjalëformuese. Në qoftë se shikojmë te shembujt e
mësipërm rolet tematike të foljes ngjaj dhe të mbiemrit i ngjashëm, shohim se si folja,
ashtu edhe mbiemri shkarkojnë dy role tematike mbi argumentet e tyre. Kryefjala dhe
kundrinori i zhdrejtë (sipas gramatikës tradicionale) janë dy argumentet e domosdoshme
të foljes, ndërsa te mbiemri me temë foljore janë argumente mbi të cilët shkarkohen
rolet tematike kryefjalë dhe kundrinor i zhdrejtë i shprehur me sintagmë parafjalore.
Ç'dallohet te rolet tematike të foljes dhe të mbiemrit? Së pari, argumentet e foljes janë
dy sintagma emërore (njëra në rasën emërore dhe tjetra në rasën dhanore), kurse te
mbiemri kemi një sintagmë emërore dhe një sintagmë parafjalore në funksion të
argumenteve mbi të cilat shkarkohen rolet tematike. Në qoftë se gjenerojmë strukturën e
thellë në fjalinë (a), do të kemi: Fëmija ngjan me prindërit e vet. Që do të thotë se folja
jokalimtare ngjaj dhe mbiemri i ngjashëm kanë rrjeta tematike të ngjashme (sintagmë
9
L. Haegeman, Introduction to Governement and Binding Theory, Blackwell, Oxford UK § Cambridge
USA, 1994, f. 46­48.
10
R. Memushaj, Gjuhësia gjenerative, SHBLU, Tiranë, 2008,
f. 168.
11
Po aty, f. 167.

6
emërore + sintagmë emërore ose sintagmë parafjalore). Kjo vjen si pasojë e temës
semantike fjalëformuese të mbiemrit që është e prejardhur nga folja:
a) [kush?] ngjan [(vep.) kujt? (fol. jokalimtare) me kë?]
b) [kush?] i ngjashëm [me kë?]
Dy argumentet e mbiemrit mbi të cilët shkarkohen rolet semantike janë fakultativë
(kurse në funksione të caktuara sintaksore të mbiemrit sintagma parafjalore del
argument i detyrueshëm), p.sh.:
a) i lodhur nga puna, i ardhur nga perëndimi, i privuar nga liria, i punuar nga
punëtorët, i molisur nga sëmundja; i etur për dije, i interesuar për shkencë, i bashkuar
me shokët, i ngjashëm me motrën, i informuar mbi gjendjen, i shpuar me makinë, i
kënaqur me përgjigjen, i përshtatshëm për qëllimet tona, i dhënë pas leximit, i
kujdesshëm ndaj problemeve, i mposhtur prej armikut, i ulur buzë lumit, i mbjellë rrëzë
malit etj.
Mirëpo valencë nuk kanë vetëm grupi i mbiemrave i prejardhur nga foljet. Valencë
kanë edhe mbiemrat e parmë, mbiemrat e prejardhur nga emra dhe nga ndajfolje, si
p.sh.:
b) i zi në fytyrë, i lartë me trup, i madh në moshë, , i bukur në pamje, i shpejtë në
vrapim, i vjetër nga bashkëmoshatarët, i ngadalshëm në punë, i mirë me shokët, i
ndërgjegjshëm me miqtë, i keq në sjellje, i rëndë nga pesha, i lehtë në peshë, besimtar
ndaj Zotit, i thellë në mendime, i nevojshëm në punë, i pabesë me shokët, i pastër në
shpirt, tradhtar ndaj atdheut, miqësor me të tjerët, i gjallë në punë, i qartë për të tjerët,
i sëmurë nga ethet, i dëmshëm për shëndetin etj.
c) i hekurt, i drunjtë, i mëndafshtë, i qelqtë, tremujor, drunor, ekipor, popullor,
prizrenas, tiranas, gjeografik, i bakërt, i poshtëm, i këtushëm, i atjeshëm, javor, mujor,
kohor, vjetor, industrial, ekonomik, studentor, shkollor, politik, teknik etj.
Klasa e mbiemrave të grupit (a) dhe (b) kanë valencë dhe marrin argumente për të
shkarkuar rolet semantike, kurse, sipas mendimit tonë, grupi i mbiemrave (c) nuk ka

7
valencë. Arsyeja se përse këta mbiemra nuk kanë valencë gjendet në aspektin semantik,
dmth. nuk ua lejon semantika e tyre, p.sh. mbiemri i drunjtë nuk ka aftësi t'i caktojë role
tematike një sintagme emërore a parafjalore.
Mbiemrat e grupit (a), të cilët janë të prejardhur nga foljet dallojnë nga mbiemrat e
grupit (b), sepse bartet vlera semantike e foljes përmes temës fjalëformuese edhe te
mbiemri, prandaj te ky grup i mbiemrave shpeshherë rolet tematike dalin të
domosdoshme në pozicione dhe në funksione të caktuara sintaksore, p.sh.:
a) *Agimi është i interesuar [për kë?]
b) Agimi është i interesuar për studime të larta.
Nëse në fjalinë (a) nuk na ndihmon konteksti, fjalia del e paplotë (jogramatikore),
sepse bashkëfolësi nuk e di se për çka është i interesuar Agimi. Kurse në fjalinë (b), mbi
sintagmën parafjalore [për studime të larta] shkarkohet roli semantik i mbiemrit [i
interesuar] duke plotësuar valencën e vet dhe fjalia nuk ka nevojë për kontekstin për të
qartësuar se për se është i interesuar Agimi. Në fjalinë Agimi interesohet për studimet e
larta, e cila është e gjeneruar në strukturën e thellë, del i njëjti roli tematik si te folja,
ashtu edhe te mbiemri i prejardhur prej saj. Kjo tregon se mbiemrat prejfoljorë kanë
rrjeta tematike të ngjashme me foljet.
Le të marrim valencën e foljes dhe të mbiemrit dhe rolet tematike të tyre të
shkarkuara mbi një fjali kryefjalore (kështu të quajtura tradicionalisht), p.sh.:
a) Agimi tha që do të udhëtojë nesër.
b) Është e mundshme që Astriti të udhëtojë nesër.
c) *Agimi tha [?]
12
ç) *Është e mundshme [?].
Te shembujt e sipërshënuar, fjalitë (a) e (b) janë gramatikore, kurse fjalitë (c) dhe
(ç) janë jogramatikore. Shtrohet pyetja: Pse dy fjalitë e fundit nuk janë gramatikore?
Fjalitë (c) dhe (ç) janë jogramatikore, sepse folja tha dhe mbiemri e mundshme nuk e
kanë ngopur valencën e tyre. Folja dhe mbiemri kërkojnë t'i shkarkojnë rolet theta, në
këtë rast, mbi një fjali të varur c) [tha] që do të udhëtojë nesër dhe ç) [e mundshme] që
12
Yllthi tregon se fjalia është jogramatikore.

8
Astriti të udhëtojë nesër. Pra, rolet tematike të foljes dhe të mbiemrit nuk shkarkohen
vetëm mbi një sintagmë emërore dhe parafjalore, por edhe mbi një fjali të varur, shërben
si argument i foljes dhe i mbiemrit. Këto fjali të varura mbi të cilat shkarkohet roli
semantik i foljes dhe i mbiemrit, Xh. Grafi i quan fjali argumentuese
13
.
Në punimin e Ilka Mindtit me titull "Valenca e mbiemrave eksperiencialë dhe
vlerësues" trajtohen fjalitë that- dhe njëherit valenca e mbiemrave, duke vënë në pah se
valenca e mbiemrave mund të plotësohet edhe me anë të një fjalie të varur. Tani fjalia e
varur del në funksion të argumentit të mbiemrit. Ja disa shembuj të shkëputur nga ky
punim:
It was obvious a storm was comming in.
14
Ishte e qartë se stuhia po afrohej
15
.
I am also very aware that all this is relative.
16
Unë jam shumë i sigurt se e tërë kjo është relative.
Fjalitë e varura kryefjalore në anglishte dhe shqipe janë në funksionin e
argumenteve të mbiemrave obvious (e qartë) dhe aware (i sigurt), mbi të cilët
shkarkohet roli semantik dhe plotësohet valenca e mbiemrave në fjalë. Në qoftë se i
heqim fjalitë argumentuese nga periudha, fjalitë e mbetura bëhen jogramatikore, sepse
mbiemrat nuk kanë mbi kë të shkarkojnë rolet tematike dhe kështu të ngopin valencën e
tyre, p.sh.:
*It was obvious [?]
*Ishte e qartë [?]
*I am also very aware [?]
*Unë jam shumë i sigurt [?]
17
13
Shih: G. Graffi, Le strutture del linguaggio. Sintassi, Bologna, 1994, f. 116.
14
I. Mindt, The valency of experiental and evaluative adjectives, në Th. Herbst, K. G. Votteler (eds.)
Valency: Theoretical and Cognitive Issues, Mouton de Gruyter, Berlin . New York, 2007, f. 101.
15
Në anglishte nuk është detyrimisht e nevojshme lidhëza that, kurse në shqipe ajo është e
domosdoshme.
16
I. Mindt, The valency of experiental and evaluative adjectives..., f. 102.
17
Kuptohet kur nuk na ndihmon konteksti. Në rast se konteksti ndihmon dhe qartëson që për çka jam unë
i sigurt, atëherë fjalia në shqipe del gramatikore.

9
Për valencën e mbiemrit, në të vërtetë, kërkohet një studim shumë më i thelluar dhe
më gjithëpërfshirës, mirëpo ky trajtim i shkurtër le të mbetet një nismë që kërkon
trajtime më të thelluara në të ardhmen. Teoria e valencës jep një shpjegim shumë të
thukët dhe eksplicit si për apsketin semantik, ashtu edhe për funksionet sintaksore të
mbiemrit (atributiv e predikativ) dhe për shkallët e tij.

10
Literatura
Buchholz, O., Fiedler, W., Albanische Grammatik, Verlag Enzyklopädie, Leipzig, 1987.
Chomsky, N., Syntactic Structures, Mouton de Gruyter, Berlin ­ New York, 2002.
(përk. M. Ymeri, A. Çepani, N. Chomsky, Strukturat sintaksore, Dituria, Tiranë,
2011.
Chomsky, N., The Minimalist Program, The MIT Press, Cambridge. London, 1995.
DUDEN, Die Grammatik, Dudenverlag, Manheim, Wien, Zürich, 2009.
Graffi, G., Sintassi, Bologna, 1994 (përk. B. Topalli, Sintaksa, Dituria, Tiranë, 2003).
Haegeman, Introduction to Governement and Binding Theory, Blackwell, Oxford UK §
Cambridge USA, 1994.
Mindt, I., The valency of experiental and evaluative adjectives, në Th. Herbst, K. G.
Votteler (eds.) Valency: Theoretical and Cognitive Issues, Mouton de
Gruyter,
Berlin . New York, 2007.
Koleci, F., Turano, G., Hyrje në sintaksën gjenerative të shqipes, shblu, Tiranë, 2011.
Memushaj, R., Gjuhësia gjenerative, SHBLU, Tiranë, 2008.
Mita, J., Hyrje në sintaksën gjenerative, Shpresa, Prishtinë, 2005.
Turano, G., Memushaj, R., Koleci, F., Theoretical and empirical studies in Albanian
syntax, Published by LINCOM GmbH, Muenchen, 2012.
Herbst, Th., Votteler G. Katrin, Valency ­ Trends in Linguistics, Mouton de
Gruyter, Berlin ­ New York, 2007.

Pyetje të shpeshta

Çfarë trajton ky dokument rreth mbiemrit në gjuhën shqipe?

Ky dokument shqyrton aspektet sintaksore të mbiemrit në gjuhën shqipe, duke u fokusuar në konceptin e valencës dhe rolin e mbiemrave si kokë e sintagmave mbiemërore.

Çfarë është teoria e valencës dhe si lidhet ajo me mbiemrin?

Teoria e valencës, e lidhur me studiuesin L. Tenier, fillimisht u aplikua për foljet, por më vonë u shtri edhe tek emrat dhe mbiemrat. Kjo teori ndihmon në shpjegimin e dukurive gjuhësore që nuk mund të shpjegoheshin nga gramatikat tradicionale ose strukturore. Valencia e mbiemrit, ndryshe nga ajo e foljes, zakonisht ka argumente fakultative, por ka raste kur kërkon shkarkimin e roleve tematike.

Si lidhet mbiemri, emri dhe folja në gjuhën shqipe?

Emri, mbiemri dhe folja kanë një korrelacion të ngushtë në aspektin sintaksor, semantik dhe morfologjik (fjalëformues). Dhënia dhe marrja mes këtyre klasave leksikore i bën ato të veçanta. Pasurimi leksikor dhe semantik i ndërsjellë i këtyre klasave kontribuon në ekonominë gjuhësore.

Si ndahen mbiemrat sipas teorisë së valencës në gjuhësinë gjermane dhe si mund të zbatohet kjo ndarje në shqipe?

Në gramatikën gjermane, mbiemrat ndahen në zerovalentë, njëvalentë, dyvalentë dhe trevalentë. Dokumenti sugjeron se një ndarje e tillë mund të zbatohet edhe për mbiemrat e gjuhës shqipe, pasi ka ngjashmëri dhe dallime në rolet tematike dhe argumentet e tyre.

Çfarë roli kanë O. Buholci dhe V. Fidleri në studimin e valencës së mbiemrit në shqipe?

O. Buholci dhe V. Fidleri janë ndër studiuesit e parë që kanë trajtuar mbiemrat e gjuhës shqipe sipas teorisë së valencës, duke vënë në dukje se edhe mbiemrat drejtojnë sintagma emërore ose parafjalore.

Cilat janë llojet e mbiemrave sipas prejardhjes dhe si ndikon prejardhja në valencën e tyre?

Dokumenti veçon mbiemrat e prejardhur nga foljet, mbiemrat e prejardhur nga emrat prejfoljorë, mbiemrat e prejardhur nga emra dhe mbiemrat e parmë. Valenca dhe rolet tematike të mbiemrave të prejardhur nga folje a emra prejfoljorë dallojnë nga ato të mbiemrave me prejardhje nga një temë emërore dhe mbiemrave të parmë. Kjo ndryshim vjen nga tema fjalëformuese.

A kanë valencë të gjithë mbiemrat në gjuhën shqipe?

Sipas dokumentit, jo të gjithë mbiemrat kanë valencë. Mbiemrat si "i drunjtë" nuk kanë aftësi t'i caktojnë role tematike një sintagme emërore a parafjalore.

Si ndikon struktura e thellë e fjalisë në rolet tematike të foljes dhe mbiemrit?

Folja jokalimtare dhe mbiemri i prejardhur prej saj kanë rrjeta tematike të ngjashme. Përmes temës semantike fjalëformuese të mbiemrit që është e prejardhur nga folja, rolet tematike shpeshherë dalin të domosdoshme në pozicione dhe në funksione të caktuara sintaksore.

Çfarë roli luajnë fjalitë kryefjalore të varura në lidhje me valencën e mbiemrave?

Fjalitë e varura kryefjalore mund të shërbejnë si argumente të mbiemrave dhe të plotësojnë valencën e tyre. Nëse këto fjali argumentuese hiqen, fjalitë mund të bëhen jogramatikore, sepse mbiemrat nuk kanë mbi kë të shkarkojnë rolet tematike.

Excerpt out of 10 pages  - scroll top

Buy now

Title: Valenca e mbiemrit

Scientific Essay , 2016 , 10 Pages

Autor:in: Xhafer Beqiraj (Author)

Speech Science / Linguistics
Look inside the ebook

Details

Title
Valenca e mbiemrit
Course
The conference "Science Week 2016", MEST, Prishtinë, 2016
Author
Xhafer Beqiraj (Author)
Publication Year
2016
Pages
10
Catalog Number
V336946
ISBN (eBook)
9783656988977
ISBN (Book)
9783656988984
Language
Albanian
Tags
valencë rolet theta argument aktant adjunkt semantikë reksion strukturë e thellë strukturë sipërfaqësore temë sintagmë kokë
Product Safety
GRIN Publishing GmbH
Quote paper
Xhafer Beqiraj (Author), 2016, Valenca e mbiemrit, Munich, GRIN Verlag, https://www.grin.com/document/336946
Look inside the ebook
  • Depending on your browser, you might see this message in place of the failed image.
  • https://cdn.openpublishing.com/images/brand/1/preview_popup_advertising.jpg
  • Depending on your browser, you might see this message in place of the failed image.
  • Depending on your browser, you might see this message in place of the failed image.
  • Depending on your browser, you might see this message in place of the failed image.
  • Depending on your browser, you might see this message in place of the failed image.
  • Depending on your browser, you might see this message in place of the failed image.
  • Depending on your browser, you might see this message in place of the failed image.
  • Depending on your browser, you might see this message in place of the failed image.
  • Depending on your browser, you might see this message in place of the failed image.
  • Depending on your browser, you might see this message in place of the failed image.
  • Depending on your browser, you might see this message in place of the failed image.
Excerpt from  10  pages
Grin logo
  • Grin.com
  • Payment & Shipping
  • Contact
  • Privacy
  • Terms
  • Imprint