Grin logo
de en es fr
Shop
GRIN Website
Publish your texts - enjoy our full service for authors
Go to shop › Politics - Topic: Peace and Conflict, Security

NATO në menaxhimin e sigurisë. Rast Studimor Ballkani Perëndimor dhe Kosova

Title: NATO në menaxhimin e sigurisë. Rast Studimor Ballkani Perëndimor dhe Kosova

Bachelor Thesis , 2016 , 47 Pages

Autor:in: Migena Imeraj (Author)

Politics - Topic: Peace and Conflict, Security
Excerpt & Details   Look inside the ebook
Summary Excerpt Details

Ky studim do të sjellë një kontribut te vlefshëm për lexuesit, pasi do të vlerësojë se si përfshirja e aktorëve të jashtëm në ndërtimin e paqes pas konflikteve ne Ballkanin Perendimore dhe sidomos në Kosovë çoi në arritjen e një paqeje të qëndrueshme në keto rajone. Strategjia e përgjithshme e kërkimit dhe metoda kryesore e përdorur janë një studim i rastit të Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës në një kontekst të ndërtimit të paqes pas konfliktit. Kjo strategji e hulumtimit u zgjodh për të vlerësuar çështjen e Kosovës brenda rajonit në kompleksitetin e saj dhe për të krijuar një pamje më të madhe të çështjes. Qëllimi kryesorë i propozimit tim është të analizojë rolin e NATO-s ne zgjidhjen e konflikteve në Ballkanin Perëndimor, strategjia e perdorur për menaxhimin e sigurisë dhe çfarë do të prodhojnë politikat e saj në vitet e ardhshme?

Objektivat në plotësim të qëllimit janë: (1) të kuptojmë rëndësinë që NATO i ka dhënë zgjidhjes së konfliktit dhe menaxhimit të sigurisë në Ballkan, (2) të identifikojmë karakterin e politikave të ndjekura nga NATO dhe arsyet kryesore se përse NATO ka vepruar në atë mënyrë, (3) gjithashtu të kuptojmë se cila ka qenё natyra, shkaqet dhe interesi i intervenimit te NATO-s në Kosovë.

Pyetja kërkimore në këtë punim do të merret me aspektet e përgjithshme të temës në fjalë dhe do të ndihmohet më pas nga disa pyetje specifike, të cilat, gjithashtu merren me çështjet specifike rreth kësaj teme duke i trajtuar ato në nivele të ndryshme. Pyetja kërkimore bazë që do të shtjellojme është: Si ka ndikuar NATO në procesin e sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kosovë?

Excerpt


Përmbajtja e punimit

1. HYRJA

1.1. QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT

1.2. PYETJA KËRKIMORE, PYETJET SPECIFIKE DHE HIPOTEZA

1.3. METODOLOGJIA

1.4. STRUKTURA E PUNIMIT

2. RISHIKIMI LITERATURËS DHE KUADRIT TEORIK

2.1. NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I LITERATURËS

2.2. QASJA TEORIKE

3. TRANSFORMIMI I NATO-S

3.1. NATYRA E NDRYSHUAR E LUFTËS

3.2. ALEANCA NË TRANZICION: ROLI I NATO-S SI NJË ORGANIZATË E SIGURISË

3.3. EVOLUCIONI I NATO-S: RRITJA E PJESËMARRJES NË ZHVILLIM

4. ROLI I NATO-S NË RELACION ME KONFLIKTET NË BALLKANIN PERËNDIMOR DHE NË KOSOVË

4.1. KONFLIKTET NË BALLKANIN PERËNDIMOR.

4.2. ROLI OPERACIONAL I NATO-S NË PAQERUAJTJE NË KOSOVË

4.3. KONFERENCA E RAMBUJESË

5. PERFUNDIME/ KONLKLUZIONE

Synimet dhe tematikat e hulumtimit

Ky punim synon të analizojë rolin e NATO-s në zgjidhjen e konflikteve në Ballkanin Perëndimor, me fokus të veçantë në Kosovë, duke vlerësuar strategjitë e menaxhimit të sigurisë të ndjekura nga Aleanca në kontekstin e ndryshimeve globale dhe transformimit të natyrës së luftës.

  • Analiza e rolit të NATO-s në stabilizimin dhe menaxhimin e krizave në Ballkanin Perëndimor.
  • Ekzaminimi i ndryshimeve në natyrën e luftës dhe implikimet e tyre për strategjinë e sigurisë së NATO-s.
  • Vlerësimi i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë nën prizmin e teorisë neoliberale.
  • Roli i Konferencës së Rambujesë si pikë kthese për ndërhyrjen ndërkombëtare.
  • Analiza e përpjekjeve për ndërtimin e paqes afatgjate dhe integrimin e rajonit në Aleancë.

Auszug aus dem Buch

4.2.1. Bombardimet strategjike

Fushata ushtarake e NATO-s i kishte përcaktuar, që nga vjeshta e vitit 1998, tri fazat e sulmeve ajrore dhe kjo u zbatua gjatë atyre sulmeve. Në fazën e parë të bombardimeve strategjike u sulmua sistemi i mbrojtjes ajrore e që kishte për qëllim të zvogëlonte aftësinë e sulmeve serbe kundrejt popullatës civile të shqiptarëve në Kosovë. Gjatë kësaj faze sulmet ishin të limituara dhe në një lartësi të madhe, gjë që nuk prodhuan ndonjë sukses të pritshëm. Një nga arsyet ishte se serbët nuk i kishin aktivizuar ndonjëherë radarët dhe mjetet tjera mbrojtëse dhe kjo nuk u jepte mundësi aeroplanëve të NATO-s t’i zbulojnë ato.

Ky sulm i planifikuar në këtë mënyrë, e që ishte i limituar, ishte i tillë edhe për vetë faktin se mbizotëronte mendimi se Millosheviqi do të dorëzohet shumë shpejt. Pasi që veprimet e para luftarake nuk dëmtuan as forcat ajrore mbrojtëse serbe dhe as që arritën ta bindin Millosheviqin të dorëzohej, do të vazhdohej me fazën e dytë, e cila kishte të planifikuar zgjerimin e sulmeve në pika të tjera ushtarake serbe; u sulmuan pikat ushtarake në Beograd, Novi Sad, në Mal të Zi e Kosovë dhe qytetin e Nishit. Faza e dytë kishte përfshirë infrastrukturën ushtarake, siç ishin magazinat dhe hapësirat ajrore si dhe forcat ushtarake tokësore (Daalder dhe Michael, 2000).

Përmbledhja e kapitujve

1. HYRJA: Ky kapitull prezanton qëllimin e studimit, hipotezën e punimit dhe strukturën e tij, duke vënë theksin te rëndësia e rolit të NATO-s në sigurinë rajonale.

2. RISHIKIMI LITERATURËS DHE KUADRIT TEORIK: Analizohen bazat e teorisë neoliberale si instrument shpjegues për rolin e institucioneve ndërkombëtare dhe sigurisë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

3. TRANSFORMIMI I NATO-S: Trajtohet evolucioni i Aleancës pas Luftës së Ftohtë, duke shqyrtuar ndryshimin e natyrës së luftës dhe përshtatjen e NATO-s ndaj sfidave të reja operacionale.

4. ROLI I NATO-S NË RELACION ME KONFLIKTET NË BALLKANIN PERËNDIMOR DHE NË KOSOVË: Analizohen rastet studimore të Bosnjës, Maqedonisë dhe ndërhyrja në Kosovë, duke vlerësuar strategjitë ushtarake dhe diplomatike të përdorura.

5. PERFUNDIME/ KONLKLUZIONE: Përmblidhen gjetjet kryesore, duke konfirmuar rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në stabilitetin e rajonit dhe promovimin e demokracisë.

Fjalët kyçe

NATO, siguria, Ballkani Perëndimor, integrimi, sovraniteti, aleanca, neoliberalizmi, Kosova, menaxhimi i krizave, ndërhyrja humanitare, stabiliteti, Rambuje, konflikti, paqeruajtja.

Häufig gestellte Fragen

Si mund të përkufizohet fokusi kryesor i kësaj teme diplome?

Punimi shqyrton rolin e NATO-s si një aktor kyç në menaxhimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke analizuar se si Aleanca është përshtatur ndaj krizave të reja pas Luftës së Ftohtë.

Cilat janë temat kryesore që trajtohen në hulumtim?

Temat përfshijnë transformimin organizativ të NATO-s, teorinë neoliberale të marrëdhënieve ndërkombëtare, ndërhyrjet ushtarake në ish-Jugosllavi dhe rëndësinë e paqeruajtjes në rajon.

Cila është pyetja kryesore kërkimore e punimit?

Pyetja bazë hulumtuese është se si ka ndikuar NATO në procesin e sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Kosovë në veçanti.

Çfarë metodologjie është përdorur për këtë studim?

Punimi përdor një qasje analitike, duke ndërthurur metodën cilësore me krahasimin e fakteve historike dhe strategjike për të argumentuar hipotezën e ngritur.

Çfarë përmban kapitulli i katërt i punimit?

Kapitulli i katërt fokusohet konkretisht te roli operacional i NATO-s në Kosovë, përfshirë bombardimet strategjike dhe analizën e Konferencës së Rambujesë.

Cilat janë elementet kryesore që e karakterizojnë këtë punim?

Punimi karakterizohet nga analiza e ndryshimit të natyrës së luftës, rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe vlerësimi i NATO-s si garantues i stabilitetit demokratik në Ballkan.

Pse është përzgjedhur pikërisht teoria neoliberale si qasje teorike?

Teoria neoliberale është përzgjedhur pasi shpjegon më mirë rëndësinë e institucioneve si NATO në menaxhimin e bashkëpunimit multilateral dhe uljen e kostove të transaksionit në sigurinë globale.

Çfarë roli ka luajtur Konferenca e Rambujesë sipas autorit?

Sipas autorit, Konferenca e Rambujesë ishte një moment vendimtar që krijoi bazën legjitime për ndërhyrjen ndërkombëtare dhe shënoi një hap të rëndësishëm drejt pavarësisë së Kosovës.

Excerpt out of 47 pages  - scroll top

Details

Title
NATO në menaxhimin e sigurisë. Rast Studimor Ballkani Perëndimor dhe Kosova
College
University of Tirana
Author
Migena Imeraj (Author)
Publication Year
2016
Pages
47
Catalog Number
V986961
ISBN (eBook)
9783346346629
ISBN (Book)
9783346346636
Language
Albanian
Tags
nato rast studimor ballkani perëndimor kosova
Product Safety
GRIN Publishing GmbH
Quote paper
Migena Imeraj (Author), 2016, NATO në menaxhimin e sigurisë. Rast Studimor Ballkani Perëndimor dhe Kosova, Munich, GRIN Verlag, https://www.grin.com/document/986961
Look inside the ebook
  • Depending on your browser, you might see this message in place of the failed image.
  • Depending on your browser, you might see this message in place of the failed image.
  • Depending on your browser, you might see this message in place of the failed image.
  • Depending on your browser, you might see this message in place of the failed image.
  • Depending on your browser, you might see this message in place of the failed image.
  • Depending on your browser, you might see this message in place of the failed image.
  • Depending on your browser, you might see this message in place of the failed image.
  • Depending on your browser, you might see this message in place of the failed image.
  • Depending on your browser, you might see this message in place of the failed image.
  • Depending on your browser, you might see this message in place of the failed image.
  • Depending on your browser, you might see this message in place of the failed image.
  • Depending on your browser, you might see this message in place of the failed image.
Excerpt from  47  pages
Grin logo
  • Grin.com
  • Shipping
  • Contact
  • Privacy
  • Terms
  • Imprint