Grin logo
de en es fr
Boutique
GRIN Website
Publier des textes, profitez du service complet
Aller à la page d’accueil de la boutique › Mathématique - Statistique

Statistika ne biznes dhe ekonomiks

Titre: Statistika ne biznes dhe ekonomiks

Livre Spécialisé , 2020 , 212 Pages

Autor:in: Valbona Çinaj (Auteur)

Mathématique - Statistique
Extrait & Résumé des informations   Lire l'ebook
Résumé Extrait Résumé des informations

Në përdorim të zakonshëm, njerëzit mendojnë për statistikat si të dhëna numerike - shkalla e papunësisë vitin e kaluar, shpenzimet totale të qeverisë vitin e kaluar, numri i aksidenteve gjatë sezonit të pushimeve, krimet në qytete etj.
Në këtë libër do mundohemi të marrim një qasje më të thellë rreth kuptimit te statistikave dhe rendesise se tyre .
Do te mundohemi të shohim statistikat ne menyren sesi e shohin statistikanet profesionistë - si një metodologji për të mbledhur, klasifikuar, përmbledhur, organizuar prezantuar, analizuar dhe interpretuar informacionit numerik.

Statistika eshte shkenca dhe arti i të kuptuarit të të dhënave sasiore dhe cilësore. Mendimi statistikor tani mbizotëron pothuajse në çdo fushë të shkencës, përfshirë shkencat shoqërore të tilla si biznesi, ekonomia, menaxhimi dhe marketingu. Eshte virtualisht e pamundur praktikisht të shmangësh të dhënat në analiza nëse dëshiron të monitorosh dhe përmirësosh cilësinë e produkteve dhe proceseve brenda një organizate biznesi. Kjo do të thotë që ekonomistët dhe menaxherët duhet të merren pothuajse çdo ditë me mbledhjen e të dhënave, menaxhimin dhe analizën e tyre.

Extrait

Përmbajtja e lëndës

Kapitulli 1 Hyrje në Statistikë

Kapitulli 2 Probabiliteti

KAPITULLI 3 Shpërndarjet e probabilitetit të variablave të rastit

KAPITULLI 4 Mostra statistikore: vleresimi pikesor dhe i intervalit

Kapitulli 5 TESTET E HIPOTEZAVE

KAPITULLI 6 VENDIMET STATISTIKORE BAZUAR NË DY MOSTRAT

KAPITULLI 7 PËRFSHIRJET RRETH VARIANCES SE POPULLSISË DHE TESTET E PERSHTATJES DHE PAVARESISE

KAPITULLI 8 REGRESION I THJESHTË LINEAR

Kapitulli 9

Qëllimi dhe temat kryesore

Libri ka për qëllim të ofrojë një qasje të thelluar dhe praktike në fushën e statistikës, duke integruar metodat e kërkimit të avancuar me aplikimet ekonomike dhe përdorimin e programeve kompjuterike statistikore. Objekti kryesor është pajisja e studentëve me mjete për të mbledhur, analizuar dhe interpretuar të dhënat sasiore në mënyrë efektive.

  • Analiza e statistikës përshkruese dhe analitike në biznes dhe ekonomi.
  • Teoria e probabilitetit dhe shpërndarjet statistikore.
  • Metodologjitë e mostrës dhe vlerësimit statistikor.
  • Testimi i hipotezave dhe vendimmarrja statistikore.
  • Modelimi me regresion linear dhe analiza e variancës (ANOVA).

Auszug aus dem Buch

1.3 Një vështrim në statistikën deskriptive, përshkruese.

Statistika deskriptive në thelb përfshin përpjekjen për të marrë informacion në lidhje me një popullatë ose proces duke analizuar një mostër elementesh nga kjo popullsi ose proces.

Një popullatë përfshin njësinë e grupeve. - Zakonisht njerëzit, objektet, transaksionet ose ngjarjet - për të cilat të interesuarit të mësojnë.

Për shembull, mund të jemi të interesuar për efektet e shkollimit në të ardhurat në jetën e pas shkollimit lidhur me të ardhurat e grumbulluara, në këtë rast popullësia përkatëse do të ishin të gjithë njerëzit që realisht punojnë. Ose mund të interesohemi se si njerëzit do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale në këtë rast popullsia përkatëse do të jenë të gjithë votuesit në zonën lokale të caktuar. Ose një biznes mund të jetë i interesuar për natyrën e kredive të këqija, në këtë rast popullata përkatëse do të jetë tërësia e kredive të këqija në sistemin e kreditit.

Një proces është një mekanizëm që prodhon rezultate. Përshembull, një biznes do të interesohej për produktet me defekt që dilnin nga një linjë e veçantë e montimit, në këtë rast procesi është rrjedhë e prodhimit jashtë linjave të montimit. Një ekonomist mund të interesohet si norma e papunësisë ndryshon me ndryshimet në politikën monetare dhe fiskale. Këtu, procesi është fluksi i punësimeve të reja dhe pushimeve nga puna ndërsa sistemi ekonomik ndryshon nga viti në vit. Ose mund të interesohemi për efektet e pirjes gjatë dhënies së makinës, në këtë rast procesi themelor është gjenerimi i vazhdueshëm i aksidenteve automobilistikë ndërsa shoqëria shkon për aktivitetet e saj.

Përmbledhja e kapitujve

Kapitulli 1 Hyrje në Statistikë: Definon statistikat si mjet për mbledhjen, analizimin dhe interpretimin e të dhënave, duke bërë dallimin midis statistikës përshkruese dhe asaj analitike.

Kapitulli 2 Probabiliteti: Shpjegon bazat e probabilitetit dhe teorisë së bashkësive si themel për studimin e dukurive të rastësishme.

KAPITULLI 3 Shpërndarjet e probabilitetit të variablave të rastit: Prezanton konceptet e variablave të rastit, duke përfshirë shpërndarjet diskrete dhe të vazhdueshme.

KAPITULLI 4 Mostra statistikore: vleresimi pikesor dhe i intervalit: Fokusuar në teknikat për të bërë konkluzione mbi popullatën bazuar në mostra përfaqësuese.

Kapitulli 5 TESTET E HIPOTEZAVE: Shpjegon procedurat për testimin e hipotezave statistikore duke vlerësuar gabimet e tipit I dhe II.

KAPITULLI 6 VENDIMET STATISTIKORE BAZUAR NË DY MOSTRAT: Trajton teknikat për krahasimin e popullatave të ndryshme bazuar në mostrat statistikore.

KAPITULLI 7 PËRFSHIRJET RRETH VARIANCES SE POPULLSISË DHE TESTET E PERSHTATJES DHE PAVARESISE: Analizon variancën e popullsisë dhe përdorimin e testeve chi-square për përshtatshmëri.

KAPITULLI 8 REGRESION I THJESHTË LINEAR: Detajon analizën e regresionit për të modeluar marrëdhëniet midis variablave.

Kapitulli 9: Përfshin analiza të avancuara duke përdorur teknika të variancës (ANOVA).

Fjalë kyçe

statistikë, probabilitet, popullatë, mostër, vlerësim, hipotezë, variancë, regresion linear, shpërndarje, mesatare, mediana, moda, kampionim, ANOVA, korrelacion.

Pyetje të bëra shpesh

Çfarë përfaqëson statistika në biznes dhe ekonomi?

Statistika shërben si një metodologji kritike për mbledhjen, klasifikimin, analizimin dhe interpretimin e të dhënave numerike, duke mundësuar mbështetjen e vendimeve të menaxherëve dhe ekonomistëve në monitorimin e proceseve.

Cilat janë temat kryesore të librit?

Temat përfshijnë hyrjen në statistikë, probabilitetin, shpërndarjet e probabilitetit, mostrën statistikore, testimin e hipotezave, analizën e regresionit dhe analizën e variancës.

Çfarë ndryshimi ka mes statistikës përshkruese dhe asaj analitike?

Statistika përshkruese merret me përshkrimin dhe prezantimin e të dhënave ekzistuese, ndërsa statistika analitike përdor të dhënat për të nxjerrë konkluzione, vlerësime dhe parashikime për popullatën.

Si përdoren mostrat në këtë libër?

Mostrat përdoren si nënbashkësi të popullatës për të bërë konkluzione rreth karakteristikave të popullatës së përgjithshme, duke pasur parasysh koston dhe vështirësinë e ekzaminimit të tërësisë së popullatës.

Cilat metoda shkencore aplikohen?

Libri aplikon metoda të probabilitetit, testimin e hipotezave, analiza regresioni (të thjeshtë dhe të shumëfishtë), si dhe analiza e variancës (ANOVA).

Cilat janë keyword-et kryesore për këtë punim?

Keywords përfshijnë statistika, probabilitet, mostra, regresion, hipoteza dhe variancë.

Pse është e rëndësishme shpërndarja normale?

Shpërndarja normale (Gaussian) është themelore në statistikë sepse paraqitet natyrshëm në shumë fenomene dhe teoremat e kufirit qendror lejojnë përafrimin e mirë të shpërndarjes së mesatares së mostrës në mostra të mëdha.

Çfarë shpjegon kapitulli mbi regresionin linear?

Kapitulli për regresionin linear trajton marrëdhëniet lineare midis variablave, vlerësimin e parametrave përmes metodës së katrorëve më të vegjël dhe përdorimin e modeleve për parashikim.

Çfarë ndikimi ka teoria e Bayes në vendimet statistikore?

Teorema e Bayes lejon azhurnimin e shpërndarjes së mundësive bazuar në informacione të reja të marra nga testimi ose mostra, duke ndihmuar në marrjen e vendimeve më të sakta nën kushte pasigurie.

Si ndikon multikolinariteti në regresion?

Multikolinariteti ndodh kur variablat e pavarur janë shumë të ndërlidhur mes tyre, gjë që e bën të vështirë izolimin e efekteve individuale të secilit variabël në variablin e varur.

Fin de l'extrait de 212 pages  - haut de page

Résumé des informations

Titre
Statistika ne biznes dhe ekonomiks
Cours
Economics, Statistic For Business
Auteur
Valbona Çinaj (Auteur)
Année de publication
2020
Pages
212
N° de catalogue
V591012
ISBN (ebook)
9783346220202
ISBN (Livre)
9783346220219
Langue
albanais
mots-clé
statistika
Sécurité des produits
GRIN Publishing GmbH
Citation du texte
Valbona Çinaj (Auteur), 2020, Statistika ne biznes dhe ekonomiks, Munich, GRIN Verlag, https://www.grin.com/document/591012
Lire l'ebook
  • Si vous voyez ce message, l'image n'a pas pu être chargée et affichée.

Extrait de  212  pages
Grin logo
  • Grin.com
  • Expédition
  • Contact
  • Prot. des données
  • CGV
  • Imprint